Rritet çmimi i naftës, MINT publikon tarifat e reja

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat vlejnë për datën 16 korrik 2026.

Sipas vendimit të ri, nafta (dizeli) është shtrenjtuar për 2 cent krahasuar me një ditë më parë, duke arritur në 1.56 euro për litër.

Çmimet maksimale janë:

Nafta (dizeli): 1.56 euro/litër (+2 cent);
Benzina: 1.40 euro/litër;
Gazi: 0.60 euro/litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.