148 nënshkrime të deponuara për shkarkimin e tij, Abdixhiku: Betejës nuk i iki, 207 delegatë nuk janë pjesë e nismës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumira Abdixhiku, në një adresim publik ka thënë se janë deponuar 148 nënshkrime që kërkojnë mbajtjen e Kuvendit të LDK-së dhe shkarkimin e tij, Abdixhiku tha se këto nënshkrime akoma nuk janë verifikuar.

Abdixhiku tha se janë edhe 207 delegatë të tjera që nuk janë bërë pjesë e kësaj nisme, por thotë se në respekt të 1/3 të delegatëve do të nisin përgatitjet për Kuvendin e ri të LDK-së.

AI tha se betejat nuk ju ikë, ndonëse theksoi se më 31 janar delegatët kishin vendosur për të.

“Në selinë e LDK-së janë deponuar 148 nënshkrime të delegatëve tonë, nënshkrime të paraverifikuara nga sekretariati ynë. Nisma e dorëzuar bartë thirje për mbajtjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm të LDK-së dhe shkarkimin tim nga detyra e kryetarit të LDK-së. Ndonëse plot 207 delegatë nuk janë bërë pjesë e kësaj nisme, respektit të statutit dhe vullnetit të 1/3 të delegatëve tanë, kam autorizuar sekretariatin që të nis menjëherë procedurat për bartjen e këtij Kuvendi”, ka thënë ai.