Mourinho nuk është ende i kënaqur, kërkon edhe 3 nënshkrime të reja. Ka një ide të “frikshme” për sulmin

Pavarësisht se Real Madrid ka zyrtarizuar deri tani transferimin e Denzel Dumfries, Ibrahima Konate dhe Marc Cucurella për mbrojtjen si dhe Bernardo Silva-n për mesfushën, Jose Mourinho nuk është plotësisht i kënaqur dhe ka kërkuar edhe të paktën tre nënshkrime të reja.

Sipas gazetarit që mbulon lajmet rreth Real Madridit, Tomas Gonzalez-Martin, Mourinho ka kërkuar një qendërmbrojtës të dytë, një mesfushor krijues dhe një një sulmues të klasit të lartë si Michael Olise ose Erling Haaland.

Për të krijuar hapësirën e nevojshme për këto tre nënshkrime, Jose Mourinho është i gatshëm të heq dorë nga yjet që ka në dispozicion si Eduardo Camavinga, Brahim Diaz, Raul Asencio, Gonzalo Garcia, apo edhe lojtarë të tjerë nëse do të jetë e nevojshme.

The post Mourinho nuk është ende i kënaqur, kërkon edhe 3 nënshkrime të reja. Ka një ide të “frikshme” për sulmin appeared first on Telesport.