Kina në vitet e fundit ka krijuar kopje të luftanijeve amerikane.
Imazhet satelitore të cilat i ka analizuar gazeta britanike “The Telegraph”, zbulojnë se shteti kinez gjithashtu ka kopje të aeroplanëve, bazave detare dhe ndërtesat presidenciale të Tajvanit.
Pekini është duke përdorur këto modele për të testuar raketat dhe armët me rreze të gjatë veprimi dhe sistemet me inteligjencë artificiale teksa përgatitet për të marrë kontrollin e Tajvanit, prioritet kryesor i Xi Jinping, presidentit kinez.
Saktësia e këtyre kopjeve sinjalizon se Kina është e përqendruar plotësisht në armiqtë e mundshëm sesa të analizojë kapacitetin e ndërtesave, thotë Damien Symon, hulumtues i gjeo-inteligjencës në firmën “Intel Lab”, që ka zbuluar për herë të parë modelet detare të Kinës.
Derisa nuk dihet nëse SHBA-ja zyrtarisht do t’i dilte në mbrojtje Tajvanit, shumë ekspertë pajtohen se Washingtoni me shumë gjasë do të pajtohej. Pa përkrahjen amerikane, Tajvani do të dështonte të mbeste autonom.
Ushtria çlirimtare e popullit të Kinës, gjithashtu ka krijuar modele të mëdha të zyrave presidenciale dhe ndërtesave kyç të qeverisë me qëllim që ushtarët të mund të praktikojnë pushtimin e kryeqytetit në ambiente sa më reale.
Imazhet satelitore kanë treguar se Kina ka ndërtuar tunel që lidh me objektet kopje të ndërtesave të Tajvanit me qëllim që të përgatitet për skenarin në të cilin liderët e shtetit do të bënin përpjekje të iknin.
Ushtria kineze ka ushtruar shumë për krejt skenarët për pushtimin e Tajvanit.
Këtë e konfirmojnë edhe pamjet satelitore.








