Adelina Thaçi me zemër të thyer uron babain e ndjerë

Këngëtarja Adelina Thaçi vazhdon ta kujtojë me mall babain e saj të ndjerë, humoristin Rasim Thaçi – Cima, humbja e të cilit ka lënë gjurmë të thella në familje.

Me rastin e ditëlindjes së tij, Adelina ka publikuar një urim prekës në rrjetet sociale. Ajo ka shkruar: “Bab’, Gëzuar ditëlindjen. Çdo foto e jotja flet shumë… Plot jetë, energji, humor”, shkruan “Kosovarja”.

Përmes këtij dedikimi, këngëtarja ka kujtuar edhe një herë figurën e të atit dhe momentet që ka ndarë me të ndër vite.

Prekëse, apo jo?