Gjendet shëndoshë e mirë 44-vjeçari nga Kaçaniku që ishte raportuar i zhdukur

Milazim Jaha, 44-vjeçar nga fshati Stagovë i Kaçanikut, i cili ishte raportuar i zhdukur, është gjetur.

Lajmi është konfirmuar nga rrethi i ngushtë familjar i tij, të cilët kanë bërë të ditur se 44-vjeçari është gjetur dhe është në gjendje të mirë.

Më herët, familjarët kishin kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij, ndërsa për rastin ishte deklaruar edhe Policia Rajonale e Ferizajt.