Kadri Xhemaili, 72-vjeçar, është i dyshuari për kanosjen e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i arrestuar të dielën në pikën kufitare të Stançiqit.
Xhemaili dyshohet se banon jashtë Kosovës.
Pas ndalimit në kufi, 72-vjeçari është dërguar në ndalim prej 48-orësh me urdhër të një prokurori special.
Ai dyshohet për veprën penale “dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, pasi dyshohet se në tetorin e vitit të kaluar kishte kërcënuar kryeministrin në detyrë përmes një shkrimi në rrjetet sociale./Paparaci.com








