Arbitri salvadorian Iván Barton është caktuar nga FIFA për të drejtuar gjysmëfinalen mes Francës dhe Spanjës, që do të luhet të martën në stadiumin “AT&T” në Arlington. Kjo do të jetë ndeshja e katërt e Barton në këtë Botëror, pas sfidave Turqi–Paraguaj, Japoni–Suedi në fazën e grupeve dhe Zvicër–Kolumbi në 1/8-at finale.
35-vjeçari, i cili gjykoi edhe tri ndeshje në Botërorin e Katarit 2022, është arbitri nga Amerika Qendrore me më shumë ndeshje të drejtuara në historinë e Kupës së Botës. Gjatë karrierës së tij ka arbitruar mbi 300 ndeshje, duke akorduar më shumë se 1.400 kartonë të verdhë dhe 86 kartonë të kuq.

Barton hyri në histori edhe si arbitri i parë që zbatoi të ashtuquajturin “Ligji Vinicius”, duke ndëshkuar me karton të kuq paraguajanin Miguel Almirón në ndeshjen Turqi–Paraguaj, pasi mbuloi gojën gjatë komunikimit me një kundërshtar.
Rregulli, i miratuar njëzëri nga FIFA në prill 2026, parashikon karton të kuq për çdo lojtar që mbulon gojën ndërsa i drejtohet një kundërshtari.

The post Ka akorduar më shumë se 1.400 kartonë të verdhë dhe 86 të kuq, ja kush do të gjykojë gjysmëfinalen Francë–Spanjë appeared first on Telesport.








