Jürgen Klopp ka zbuluar një histori të veçantë nga koha kur drejtonte Liverpool-in, duke treguar se sa pranë ishte klubi anglez për të firmosur me Kylian Mbappé, në ditët kur francezi shkëlqente te Monaco.
“Ne bëmë gjithçka që ishte e mundur, – rrëfeu Klopp për “Magenta TV”. – Drejtuesit e Liverpool-it udhëtuan drejt Francës, morën familjen e Mbappé në një avion privat dhe kaluan një ditë duke prezantuar projektin e klubit, ndërsa shijonin një darkë të nivelit të lartë në fluturim”.
Klopp e cilësoi takimin si “fantastik”, por fundi i historisë dihet. Pak javë më vonë, Mbappé zgjodhi të transferohej te Paris Saint-Germain.
Vite më pas, sulmuesi francez vazhdon të shkruajë histori. Në Botërorin e Katarit, pas një penalltie të humbur, ai reagoi duke shënuar dhe dhënë asist në fitoren 2-0 të Francës ndaj Marokut, që iu siguroi “gjelave” një vend në gjysmëfinale.
The post Klopp bëri gjithçka për Mbappé… Liverpool e hipi familjen në avion privat, por ai zgjodhi PSG-në appeared first on Telesport.







