Një person vdes në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një vdekje të dyshimtë në rajonin e Gjilanit.

Sipas raporti, viktima kishte vdekur në Qendrën e Shëndetit Mendor.

Policia ka thënë se të njëjtit i ishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe kishte vdekur. Vdekjen e kishte konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.