Raportohet e zhdukur një vajzë e mitur në Prishtinë

Një e mitur është raportuar si e zhdukur në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti është raportuar nga nëna e të miturës.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj e mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.