Ministri i Jashtëm Italian, Antonio Tajani, ka njoftuar se sot në Romë, ka pritur për takim grupin ‘’Miqtë e Ballkanit Perëndimor’’.
Në postimin e tij, kryediplomati italian, ka bërë të ditur se në takim, kanë miratuar ‘’Kartën e Romës’’, dokument politik i qeverisë italian, të cilin do e paraqesin në Bruksel.
‘’ Dokumenti parashikon barazinë e shteteve anëtare pas anëtarësimit, mungesën e kërkesave apo kushteve të reja për anëtarësim dhe përcaktimin e një kuadri të përbashkët, të përshtatur sipas secilit vend kandidat’’, ka shkruar mes tjerash Tajani, përcjell Gazeta Express.
Postimi:
Sot në Romë prita grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.
Ne miratuam “Kartën e Romës”, një dokument politik i Qeverisë italiane që do ta paraqesim në Bruksel. Dokumenti parashikon barazinë e shteteve anëtare pas anëtarësimit, mungesën e kërkesave apo kushteve të reja për anëtarësim dhe përcaktimin e një kuadri të përbashkët, të përshtatur sipas secilit vend kandidat.
Po punojmë së bashku për forcimin e infrastrukturës së transportit, rrjeteve energjetike dhe lidhjeve digjitale, nga IMEC deri te Korridori VIII, si edhe për sigurinë ushqimore.
Jemi të bindur se ribashkimi i familjes evropiane me Ballkanin duhet të jetë një prioritet politik.
Italia synon ta udhëheqë këtë proces me një vizion strategjik të qartë dhe të vendosur.








