Për Kylian Mbappe nuk ka rëndësi se me cilin ekip do të përballet Franca në gjysmëfinale, me Spanjën apo Belgjikën. Po ashtu, sulmuesi ka dhe një përgjigje për ata që e konsiderojnë këtë Francë, si më të mirën në historinë e saj.
“Nuk më shqetëson, nëse është Belgjika, atëherë Belgjika, dhe nëse është Spanja, atëherë Spanja. Do të shohim çfarë ndodh. Është një gjysmëfinale dhe gjithmonë do të jetë një ndeshje e vështirë”, tha Mbappe.
“Kjo skuadër nuk është më e forta që ne kemi pasur. Kam qenë kampion i Kupës së Botës dhe nënkampion i Kupës së Botës. Kjo skuadër nuk ka qenë kampione e Kupës së Botës ose nënkampione e Kupës së Botës.
Kemi shumë cilësi, por ekipet e forta janë ato që fitojnë dhe për momentin, nuk shoh ndonjë medalje ari të arritshme. Duhet të fitosh për të qenë skuadra më e mirë në histori”, u përgjigj Mbappe.
The post “Më të mirët në histori? Ende nuk kemi fituar asgjë”, Mbappe ul me këmbë në tokë Francën e tij appeared first on Telesport.








