Pas Fran Garcia, Real Madrid përgatit dy shitjet e radhës për 90 milionë euro

Dje, Real Madrid zyrtarizoi shitjen e Fran Garcia te Betis për 4 milionë euro si dhe mbajtjen e  50% të kartonit të lojtarit për një shitje të mundshme në të ardhmen.

Pas largimit të mbrojtësit të majtë, dy lojtarët e tjerë që janë në prag të largimit dhe Real Madrid pret të fitojë rreth 90 milionë euro nga shitja e tyre, janë Raul Asencio dhe Eduardo Camavinga.

Për qendërmbrojtësin spanjoll ka interes konkret nga klubet turke si Besiktas dhe Fenerbahce. Real Madrid e vlerëson 30 milionë euro. Përsa i përket mesfushorit francez, Real Madrid e vlerëson 60 milionë euro. Për Camavinga-n ka interes nga klubet e Premier League.

The post Pas Fran Garcia, Real Madrid përgatit dy shitjet e radhës për 90 milionë euro appeared first on Telesport.