“Spanja nuk ka asnjë kampion bote në ekip, Yamal mbrohet nga arbitrat si Messi”

Në prag të përballjes në çerekfinale mes Spanjës dhe Belgjikës, Hein Vanhaezebrouck, ish-trajneri i Anderlecht, tashmë në rolin e analistit, ka zbuluar pikat e dobët të “La Rojës”.

“Mbrojtja e tyre nuk është e padepërtueshme, por në përgjithësi, Spanja mbrohet shumë mirë. Megjithatë, nuk i shoh ata si kampionë bote. Olmo, Ferran Torres: në sulm, ata nuk kanë talentin e klasit botëror të së kaluarës. Madje edhe Oyarzabal, është një sulmues i mirë teknikisht, por jo një qendërsulmues. Një ekip që pretendon të shpallet kampion bote, duhet të ketë me patjetër një qendërsulmues.

Lamine Yamal nuk është në formën e tij më të mirë në këtë turne, por është ende i vështirë për t’u ndaluar. Ai është një yll i mbrojtur nga arbitrat, njësoj si Lionel Messi, ndaj De Cuyper duhet të ketë shumë kujdes në ndërhyrjet ndaj tij”, tha Vanhaezebrouck.

The post “Spanja nuk ka asnjë kampion bote në ekip, Yamal mbrohet nga arbitrat si Messi” appeared first on Telesport.