Avioni i kombëtares së Brazilit u nis nga New Jersey drejt Rio de Zhaneiros pas eliminimit nga Norvegjia në 1/8-at e finaleve të Botërorit 2026. Megjithatë, në bord ndodhej vetëm Danilo, ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve morën destinacione të tjera.
Sipas mediave braziliane, Danilo udhëtoi me delegacionin zyrtar, ku përfshiheshin stafi teknik, mjekët, fizioterapistët dhe personeli i komunikimit, por pa asnjë shok skuadre. Futbollistët që aktivizohen në klubet europiane morën leje të niseshin direkt për pushime, përpara se t’iu bashkohen skuadrave të tyre. Ndërkohë, trajneri Carlo Ancelotti udhëtoi drejt Vankuverit (Kanada) për disa ditë pushim.
Pamja e Danilos si i vetmi lojtar në avionin zyrtar shkaktoi reagime në Brazil, ku shumë tifozë prisnin që edhe veteranë si Alisson, Marquinhos, Casemiro apo Neymar të ktheheshin së bashku me ekipin. Në vend të kësaj, ata zgjodhën të nisnin pushimet, duke lënë pas zhgënjimin e një eliminimi shumë më të hershëm nga sa pritej.
Chegada de Danilo, único jogador da Seleção a voltar para o Brasil. Estava tudo montado no Salão Nobre, mas o jogador saiu pelo desembarque internacional e não quis falar com a imprensa. pic.twitter.com/qjfF9t8xvs
— Bruno Murito (@brunomurito) July 8, 2026
The post Vetëm Danilo kthehet me avionin e Brazilit; zhgënjim i madh pas eliminimit nga Botërori appeared first on Telesport.







