Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ia kanë vazhduar edhe për 5 vjet mandatin si zëvendës drejtor i Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, Agon Bytyqit.
Haxhiu ka thënë se përgjegjësia e tij e dëshmuar në mandatin e parë është e rëndësishme në mbrojtje të sigurisë së vendit.
“Sot, bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, nënshkruam vendimin që z. Agon Bytyqi të vazhdojë edhe për pesë vjet në detyrën e zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Përvoja e tij, njohja e institucionit dhe përgjegjësia e dëshmuar gjatë mandatit të parë janë të rëndësishme për vazhdimësinë dhe punën profesionale të AKI-së në mbrojtje të sigurisë së vendit”, ka shkruar Haxhiu.







