Autoritetet hungareze kanë sekuestruar disa armë të tipit kallashnikov të fshehur brenda një autobusi nga Kosova që po transportonte udhëtarë të martën.
Doganierët hungarezë gjetën disa armë të fshehur brenda një kutie zërimi, tregojnë pamjet e publikuara nga Dogana e Hungarisë.
Armët u zbuluan gjatë skanimit të autobusit, thanë autoritetet hungareze në njoftim.
Sipas pamjeve të publikuara, në autobusin e udhëtarëve është i vendosur mbishkrimi i kompanisë “Meti Comerc”.
Kompania “Meti Comerc” Sh.P.K., e cila merret me transportin e udhëtarëve, është nga Gjakova.







