Zjarr në një objekt në Begracë të Kaçanikut

Një objekt në fshatin Begracë të Kaçanikut është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Një qytetar ka vërejtur flakët në momentet e para dhe ka reaguar menjëherë, duke njoftuar zjarrfikësit dhe duke ndihmuar në parandalimin e përhapjes së zjarrit.

Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërhyrë për ta lokalizuar zjarrin.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit.

Autoritetet po merren me rastin për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.