Qorrolli: Albini në Greqi në orë letrare të paqes, por jo edhe në Amerikë

Analisti Adem Qorrolli ka kritikuar pjesëmarrjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti në një simpozium në Greqi.

Qorrolli ka thënë se Kurti ka marrë pjesë disa herë në Symi Symposium, forum ndërkombëtar i themeluar nga ish-kryeministri grek, George Papandreou.

Ai ka kujtuar se vite më parë ishte ish-kryeministri grek që kishte kundërshtuar njohjen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës.

Postimi i tij:

Albini në Greqi në ora letrare të paqës por jo edhe në Amerik!

Eedicioni i 28-të i Symi Symposium po mbahet 5–9 korrik 2026 në Olympia, Greqi.

Albin Kurti ka marrë pjesë disa herë në Symi Symposium, një forum ndërkombëtar i themeluar nga Papandreou,

George Papandreou si themelues i Simpoziumit Ndërkombëtar të Symit në Greqi, ku diskutohen tema si demokracia, paqja, inteligjenca artificiale, ndryshimet klimatike dhe sfidat globale.

Ka qenë Kryeministër i Greqisë nga viti 2009 deri në 2011.

Ka shërbyer edhe si Ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë (1999–2004) dhe si kryetar i partisë socialiste greke PASOK.

George Papandreou ka bërë disa deklarata publike për Kosovën ndër vite.

Në vitin 2008–2009, ai kundërshtoi njohjen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, duke thënë se një njohje e tillë ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe se zgjidhja duhej të arrihej përmes dialogut me Sërbi!