Luis de la Fuente deshi t’i bënte nderime Cristiano Ronaldo pas fitores së Spanjës ndaj Portugalisë në fazën e 1/8-ve të Botërorit 2026. Triumfi 1-0 në Dallas shënoi paraqitjen e fundit të yllit portugez në historinë e Botërorit, një moment që trajneri spanjoll e theksoi me fjalë respekti të madh.
Para ndeshjes, De la Fuente dhe Ronaldo u takuan në fushë dhe shkëmbyen një përqafim të gjatë. “Kemi folur në disa raste dhe jam admirues i madh i tij, i vlerave të tij, i asaj që përfaqëson dhe mënyrës se si e jeton sportin. Është një shembull për të rinjtë. Kur kemi mundësinë të takohemi, shprehim vlerësim dhe krenari që jemi njohur”, – deklaroi trajneri i Spanjës.
De la Fuente pranoi gjithashtu se Spanja mund të përmirësohet ende pas paraqitjes ndaj Portugalisë: “Nuk ka rëndësi me kë do të përballemi. Ajo që duam është të rritemi, sepse kemi ende hapësira të mëdha për përmirësim”.
The post De la Fuente dhe përqafimi me CR7: “Mes nesh ka vlerësim dhe respekt, model për të rinjtë” appeared first on Telesport.








