Ish-lojtari i Milanit duhet të vendosë nëse do t’i hapë apo jo derën interesimit të bardhezinjve, të cilët megjithatë nuk duket se kanë ndërmend të ofrojnë përtej një kufiri të caktuar.
Juventusi i ka paraqitur Franck Kessies një ofertë të rëndësishme; 5 milionë euro neto në sezon për tri vite. Mesfushori, i cili u bë lojtar i lirë ditët e fundit, pas largimit nga Al Ahli, ende nuk ka vendosur nëse do t’i pranojë këto kushte. Ndërkohë, bardhezinjtë po monitorojnë edhe gjermanin Leon Goretzka.
Për Kessie, klubi bardhezi ka një qëndrim të qartë: nuk do të shkojë përtej kësaj shifre. Nëse 30-vjeçari dëshiron të veshë fanellën bardhezi dhe të rikthehet në futbollin italian, duhet të rishikojë kërkesat e tij, përndryshe Juventusi mund të tërhiqet.
Kessie, pas tri sezonesh në “Saudi Pro League”, duket se dëshiron të rikthehet në nivelet e larta. Në Itali u afirmua me Atalanta, më pas shpërtheu te Milani.
The post Franck Kessie në udhëkryq… Nëse dëshiron Juventusin, duhet të ulë kërkesat appeared first on Telesport.








