Botërori 2026 rrezikon të futet në një kaos të paprecedentë pas vendimit për pezullimin e dënimit të sulmuesit amerikan Folarin Balogun. Tani edhe Franca po shqyrton t’i kërkojë FIFA-s anulimin e kartonit të verdhë të Michael Olise, të marrë ndaj Paraguajit.
FIFA e justifikoi faljen e Balogun me nenin 27 të Kodit Disiplinor, megjithëse rregullorja parashikon që një karton i kuq të pasohet minimalisht nga një ndeshje pezullim. Ndryshe nga rasti i Cristiano Ronaldos, të cilit dënimi iu ul, Balogun do të luajë menjëherë pas kartonit të kuq ndaj Bosnjës. Sipas artikullit, dyshimet janë të forta se vendimi u ndikua nga ndërhyrjet e Donald Trump te Gianni Infantino.
Balogun luajti ndaj Belgjikës, ndërsa trajneri Rudi Garcia kishte thënë se mendoi se ishte “1 prilli”, aq absurd iu duk vendimi. Sipas “L’Equipe”, Franca do të kërkojë të njëjtin precedent për Olise, duke argumentuar se ai pothuajse nuk e preku Matias Galarza. Kartoni i verdhë e vendos Olise në rrezik pezullimi nëse ndëshkohet sërish ndaj Marokut, çka do t’i kushtonte gjysmëfinalen.
Rasti Balogun si precedent i rrezikshëm, Anglia apelon kartonin e kuq të Quansah
The post Botërori në kaos pas faljes së Balogun, tani Franca kërkon të njëjtin trajtim për Olise appeared first on Telesport.








