De La Fuente zbulon 4 lojtarët që i dhanë fitoren Spanjës ndaj Portugalisë, mes tyre nuk është Yamal

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente, ka identifikuar katër lojtarë që ndihmuan ekipin e tij të mposhtë Portugalinë në ndeshjen e raundit të 16 të Kupës së Botës, ditën e hënë.

Kombëtarja iberike arriti të kualifikohej në çerekfinale falë një goli në minutat shtesë nga ana e Mikel Merino, gol i dha Spanjës një fitore 1-0 kundër Portugalisë.

Duke folur në intervistën e tij pas ndeshjes, 65-vjeçari theksoi lojtarë si Merino, Ferran Torres, Fabián Ruiz dhe Borja Iglesias, ishin vendimtarë për fitoren e ekipit të tij kundër Portugalisë.

Lojtarët vendimtarë ishin ata: Merino, Ferran Torres, Fabián Ruiz dhe Borja Iglesia, që erdhën nga stoli,” tha De La Fuente.

I thashë Merino se duhet të luajë siç luan gjithmonë. Roli i tij është të mbështesë mesfushorët dhe sulmuesit. Me të, ne po mendonim t’i jepnim ekipit ritmin dhe energjinë që i nevojitej. Ndikimi i lojtarëve nga stoli ka qenë mjeshtëror”, tha De La Fuente.

The post De La Fuente zbulon 4 lojtarët që i dhanë fitoren Spanjës ndaj Portugalisë, mes tyre nuk është Yamal appeared first on Telesport.