Dogana e Kosovës, ka njoftuar se ka zbuluar mall komercial dhe para të padeklaruara në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit.
Në njoftim shtohet se, në një automjet është gjetur mall i cili nuk ishte deklaruar, dhe po ashtu, gjatë kontrollit të drejtuesit të automjetit dhe pasagjerit janë gjetur 29,900 euro në para të gatshme, të cilat gjithashtu nuk ishin deklaruar.
”Në këtë rast, malli i padeklaruar, mjetet monetare dhe automjeti janë sekuestruar për zhvillimin e procedurave të mëtejshme ligjore. Në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ndaj palës do të ndërmerren masat e parapara, përfshirë konfiskimin e përqindjes së mjeteve monetare sipas vendimit të autoritetit kompetent dhe procedurat për kundërvajtje doganore”, thuhet në njoftim.








