“Last dance” e Ronaldos, lotët dhe dorëzimi i stafetës te Yamal: Largohem me ndërgjegje të pastër

Cristiano Ronaldo deklaroi se nuk do të marrë vendime të nxituara për të ardhmen, pas eliminimit të Portugalisë nga Spanja me rezultatin 1-0 në ndeshjen e 1/8-ave, që ishte edhe Botërori i tij i fundit. Sulmuesi portugez 41-vjeçar kishte bërë të ditur edhe para takimit se ky do të ishte Botërori i tij i fundit.

I pyetur për të ardhmen, ai tha: “Po, ishte Botërori im i fundit, por do të kem kohë të mendoj për pjesën tjetër, të jem me familjen time, të mos marr vendime të nxituara dhe të vazhdoj jetën”.

Kapiteni i Portugalisë shtoi: “Ky është futbolli, kjo është jeta e një futbollisti. Ndonjëherë fiton, ndonjëherë humbet dhe duhet të ecësh përpara”.

Ronaldo theksoi se largohet nga skena e Botërorit “me ndërgjegje të pastër”: “E vërteta është se trofeu më i rëndësishëm që kam fituar me kombëtaren ishte ai i vitit 2016 (Euro 2016), i cili për mua ka po aq vlerë sa një Botëror. Prandaj largohem me ndërgjegje të pastër, pasi dhashë maksimumin. Nesër është një ditë e re dhe jeta vazhdon”.

 

The post “Last dance” e Ronaldos, lotët dhe dorëzimi i stafetës te Yamal: Largohem me ndërgjegje të pastër appeared first on Telesport.