Rasti Balogun krijon precedent, Franca i kërkon FIFA-s anullimin e kartonit të verdhë të Olise

Pezullimi kartonit të kuq të Folarin Balogun, mund ta fusë FIFA-n në qorrsokak më vete. Federata Franceze e Futbollit (FFF) ka paraqitur një ankesë në FIFA në lidhje me kartonin e verdhë që mori Michael Olise ndaj Paraguajit.

Në rast se Olise ndëshkohet me karton të verdhë ndaj Marokut dhe Franca shkon në gjysmëfinale, atëherë anësori do të mungojë në këtë takim.

Olise u ndëshkua me karton të verdhë pas një grindjeje me paraguaianin Matias Galarza, i cili u shtri përtokë duke mbuluar fytyrën.

Megjithatë, pamjet e përsëritura treguan se sulmuesi francez e kapi kundërshtarin vetëm nga fanella. Federata Franceze e Futbollit beson se pamjet filmike vërtetojnë se kartoni ishte i padrejtë, dhe sipas The Athletic, kjo është arsyeja e vërtetë pse ata kanë paraqitur ankesën, jo si përgjigje ndaj çështjes Balogun. Kujtojmë se Franca do të përballet me Marokun të enjten.

The post Rasti Balogun krijon precedent, Franca i kërkon FIFA-s anullimin e kartonit të verdhë të Olise appeared first on Telesport.