Gjenden armë dhe pajisje ushtarake në Zubin Potok

Në tri shtëpi të pabanuara në Zubin Potok janë gjetur armë, municion dhe pajisje ushtarake, ka njoftuar Policia, transmeton Paparaci.

Armët janë gjetur pas një denoncimi. Në raport përmenden tri shtëpi, ndërsa koha dhe data e gjetjes janë të njëjta për të tria rastet: më 5 korrik, në orën 02:00.

Në rastin e parë janë gjetur 432 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe 18 fishekë të një kalibri të panjohur. Në rastin e dytë janë gjetur 204 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 56 gëzhoja, një bajonetë, një maskë ushtarake dhe tri komplete ushtarake për ushqim. Në rastin e tretë, po ashtu në një shtëpi të pabanuar, është gjetur një pushkë ajrore, 31 fishekë dhe një sasi e caktuar parash të vjetër jugosllavë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet po zhvillohen nga njësitë përkatëse të Policisë./Paparaci.com