Pas Francë–Paraguaj, Zlatan Ibrahimović vlerësoi lojtarët francezë për qetësinë e treguar ndaj provokimeve dhe faulleve të shumta gjatë ndeshjes. Ai u shpreh: “Franca e ruajti qetësinë, duhej të shmangte provokimet dhe ia doli.
Nëse do ta luaja unë këtë ndeshje, do të kisha marrë katër ose pesë kartonë të kuq dhe do ta kisha çuar dikë në spital. Nuk më pëlqejnë, por provokimet janë pjesë e lojës. Franca nuk u ndikua. Gjëja më e mirë kur provokohesh është të buzëqeshësh dhe të mos e hash karremin, siç bëri për bukuri Franca ndaj Paraguajit”.
Edhe trajneri Didier Deschamps theksoi sjelljen e skuadrës së tij: “Nuk e kritikoj arbitrin, por e mbyllëm ndeshjen me tre kartonë të verdhë për ne dhe asnjë për ta. Nuk e kritikoj Paraguajin, çdo skuadër luan sa më mirë që mundet, por do t’i kisha shmangur fyerjet nga pankina kundërshtare”.
The post Ibra përgëzon qetësinë e francezëve: Unë do merrja 4, 5 kartonë të kuq, do ta kisha çuar dikë në spital appeared first on Telesport.







