Pulsi i CR7 në sprovë; nga 141 në 157 rrahje në minutë në “çmendurinë” e Torontos

Vetë Cristiano Ronaldo tha në zonën mikse, pak pas përfundimit Portugali-Kroaci 2-1 në 1/16 finale të Botërorit 2026, se ishte “një ndeshje e çmendur”.

Të dhënat e ‘WHOOP’, kompani teknologjike që monitoron parametra fiziologjikë, tregojnë pulsin e tij: nga 144 rrahje/min gjatë përgatitjes së penalltisë, në 157 rrahje/min pas golit të 1-1 me penallti.

Më pas 134 rrahje/min kur shënoi Gonçalo Ramos, dhe 141 rrahje/min në fishkëllimën e fundit. Pas ndeshjes, Ronaldo theksoi se “është më shumë i nervozuar kur nuk luan”, ndërsa emocionet u rritën edhe në fundin dramatik në Toronto, me golin e anuluar të Kroacisë në aksionin e fundit.

 

The post Pulsi i CR7 në sprovë; nga 141 në 157 rrahje në minutë në “çmendurinë” e Torontos appeared first on Telesport.