Lionel Messi ndau një moment gazmor me lojtarët e Kepit të Gjelbër pasi Argjentina fitoi 3-2 në Botëror. Edhe pse ndeshja ishte shumë e luftuar, disa futbollistë kundërshtarë e pritën pas vërshëllimës finale për t’i kërkuar fanellën dhe bërë foto, ndërsa kapiteni argjentinas ua plotësoi me kënaqësi dëshirën. “Më kërkuan fanellën, gjithçka… Në fushë më godisnin pa mëshirë”, – tha Messi me humor.

Ai theksoi se goditjet standarde ishin vendimtare: “Ky ekip e ka treguar prej kohësh se garon deri në fund. Sot u pa rëndësia e goditjeve standarde, që kohët e fundit nuk po i shfrytëzonim mirë. Në ndeshje të tilla janë shumë të rëndësishme. Kemi lojtarë të fortë në lojën ajrore. Sot arritëm t’i shfrytëzonim dhe kjo do të jetë e rëndësishme. Kemi punuar prej kohësh si në fazën sulmuese, ashtu edhe në atë mbrojtëse. Në një kompeticion si ky, kjo ka shumë peshë”.

Megjithatë, Messi pranoi se Argjentina mund të luajë më mirë: “E dinim se do të ishte shumë e vështirë. Gjetëm golin e parë, por më pas humbëm kontrollin, humbëm posedimin, u tërhoqëm prapa dhe nuk ushtruam presion siç duhej”.
The post Messi bën shaka me lojtarët e Kepit të Gjelbër: Në fushë më godisnin pa mëshirë, pastaj më kërkuan fanellën appeared first on Telesport.








