Një i lënduar si pasojë e zjarrit në malin e Shëngjinit

Mbrëmë është përhapur me shpejtësi zjarri në malin e Shëngjinit, pranë rrugës kryesore në lagjen Sake.

Në përhapjen e flakëve ka ndikuar edhe era e fortë, ndërsa zjarrfikësit po hasin vështirësi që të ndërhyjnë pranë vatrës, për shkak të terrenit.

Dyshohet se një cope gur ka lënduar pasagjerin e një makine që shkonte në drejtim të Shëngjinit.

I riu u transportua menjëherë drejt Spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore, ndërsa po hetohet ngjarja.