Shpërthen Ibrahimovic: Vjedhje në Portugali-Kroaci, ta aktivizosh këtë CR7 është çmenduri e pastër

Deklarata të tjera të forta nga Zlatan Ibrahimović, i cili në rolin e komentatorit për “Fox Sports” po ndjek Kupën e Botës. Këshilltari i lartë i “RedBird” analizoi ndeshjen Portugali-Kroaci dhe rastin e golit të anuluar të Gvardiol:

“Unë nuk shoh asgjë të parregullt te goli i 2-2. VAR-i e anuloi, por për mua ishte një vjedhje. Sensori në top nuk funksionoi, ose diçka shkoi keq. Për të anuluar një gol në minutën e 90-të, vendimi duhet të jetë absolutisht i qartë. Në këtë rast nuk ishte aspak. Ky nuk ishte arbitrim. Ishte një vjedhje e mirëfilltë. Për mua është e qartë se donin që Portugalia dhe Ronaldo të kualifikoheshin në 1/8 e finales për t’u përballur me Spanjën”.

Më pas Ibrahimović u tregua edhe më i ashpër ndaj Cristiano Ronaldos: “Nuk mund të mendosh të fitosh diçka në vitin 2026 me një Cristiano Ronaldo 41-vjeçar që udhëheq sulmin. Sidomos kur në stol ke Ramos (blerjen e re të Milanit), i cili hyri në fushë dhe shënoi. Kjo nuk është ‘udhëheqje legjendare’, është egoja që e mban peng skuadrën. Të vazhdosh ta aktivizosh titullar është çmenduri e pastër, e diktuar nga nostalgjia”.

The post Shpërthen Ibrahimovic: Vjedhje në Portugali-Kroaci, ta aktivizosh këtë CR7 është çmenduri e pastër appeared first on Telesport.