OVL – UÇK, ka reaguar lidhur me arrestimin e Osman Selmanit nga autoritet serbe, të cilit, Gjykata e Lartë në Serbi ia ka caktuar 30 ditë paraburgim.
OVL – UÇK, e ka dënuar arrestimin e Selamnit, dhe ka hedhur poshtë çdo përpjekje për ta lidhur këtë rast me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës pa bazë faktike apo ligjore.
‘’ Regjistrat tanë zyrtarë janë të qartë: Osman Selmani nuk figuron në bazën e të dhënave të OVL-UÇK-së si veteran i UÇK-së. Lidhja e tij me UÇK-në është e pabazë dhe e motivuar politikisht, asgjë më tepër’’, thuhet mes tjerash në reagimin e OVL’së.
Postimi:
Regjistrat tanë zyrtarë janë të qartë: Osman Selmani nuk figuron në bazën e të dhënave të OVL-UÇK-së si veteran i UÇK-së.
Lidhja e tij me UÇK-në është e pabazë dhe e motivuar politikisht, asgjë më tepër.
Kërkojmë që institucionet e Kosovës të veprojnë pa vonesë. Çdo qytetar që u nënshtrohet këtyre procedurave ligjore të motivuara politikisht meriton mbrojtje të plotë konsullore dhe ligjore, dhe Republika e Kosovës ka edhe detyrimin për ta ofruar atë.








