Katër personat e plagosur dhe të dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndodhen jashtë rrezikut për jetë, sipas drejtorit të Klinikës Emergjente, Naser Syla.
Të lënduarit i përkasin moshës së mesme, sipas Sylës.
Ai tha se gjendja e të plagosurve, ndonëse jashtë rrezikut për jetë, është e rëndë.
“Katër të plagosur janë pranuar mosha e mesme, janë ka kryhen ekzaminimet enebojshme. Për të katërtit është gjendja e rëndë por stabile edhe pse me plagë skllobedare”, tha Syla për portalin Klan Kosova.
Policia, në një komunikim të parë zyrtar pas të shtënave që ndodhën sot pasdite në Podujevë, tha se tre persona ishin plagosur në incident.







