Tre të plagosur në Podujevë

Tre persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në qendër të Podujevës të enjten.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 13:30, tha Policia e Kosovës.

Të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës, tha një zëdhënës i Policisë.

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se tre persona janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Policia e Kosovës.

“Aktualisht, njësitet policore po vijojnë me ndërmarrjen e veprimeve operativo-hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes”.