Pasi forcoi sulmin me transferimin e Gonçalo Ramos për një shifër rekord për klubin, Milan ka filluar nga puna për objektivin e radhës: qendra e mbrojtjes. Dëshira parësore e kuqezinjve ishte Antonio Silva, por 22-vjeçari është i paarritshëm, pasi Benfica kërkon plot 100 milionë euro.
Në këtë situatë, drejtuesit e Milanit po shqyrtojnë të paktën 4 alternativa të tjera, me kosto të arritshme. Një nga këto emra është Tiago Gabirel, qendërmbrojtësi portugez i Lecce-s, me një vlerë rreth 15 milionë euro në treg, sipas Transfermarkt.
Një tjetër portugez është në listë, por që luan te Sporting Lisbon, Gonçalo Inacio, i cili kushton 40-45 milionë euro. Po ashtu Milan po ndjek edhe argjentinasin e Manchester United, Lisandro Martinez, i cili kushton po 40 milionë euro. Emri i fundit në listë por jo më pak i rëndësishëm është John Stones, transferimi i të cilit do të ishte falas, pasi ka vendosur të largohet si lojtar i lirë nga Man. City, pas mbarimit të kontratës.
The post Milan tërhiqet nga gara për yllin 100 mln euro të mbrojtjes, shqyrton 4 alternativa të tjera appeared first on Telesport.








