Pavarësisht se ka muaj të tërë që përflitet, Vinicius Junior dhe Real Madrid ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës, e cila skadon në qershor të vitit 2027.
Pengesë kresore janë dy kushtet e vendosua nga anësori brazilian, i cili kërkon rrogë dhe përfitime të tjera njësoj sa Kylian Mbappe dhe së dyti kërkon shiritin e kapitenit, sipas asaj që bëjnë të ditura mediet spanjolle.
Ajo që dihet deri tani është se pas Botërorit pritet të ketë një takim kokë më kokë mes drejtuesve të Real Madridit dhe përfaqësuesve të Vinicius Junior. Nëse nuk arrijnë dakordësinë, nuk përjashtohet mundësia që sulmuesi të largohet që këtë verë.
Sipas Sport, janë të paktën 4 klube të mëdha që po monitorojnë nga afër situatën dhe janë të gatshëm të përfitojnë: PSG, Man. City, Bayern Munich dhe Liverpool. Secila nga këto klube i ka të gjithë mundësitë ekonomike për transferimin e mundshëm të anësorit brazilian, që nëse ndodhë do të jetë mbi 150 milionë euro.
The post Vinicius nuk është i vendosur për rinovimin, 4 klube të mëdha “përgjojnë” pas derës dhe janë gati të përfitojnë appeared first on Telesport.








