Policia e Kosovës ka arrestuar një 20-vjeçar të dënuar me një vit burgim për tentim vrasje në Prishtinë.
Njësitë e stacionit policor Qendra në Prishtinë kanë arrestuar A.SH, i cili ishte i dënuar me një vit burgim.
“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale”, thuhej në njoftim.
Personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit.








