Një nga surprizat më të mëdha të këtij Botërori ishte padyshim edhe eliminimi i Gjermanisë nga Paraguaj, në fazën e 1/32-ve. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, rezultati nuk ndryshoi as pas shtesës prej 30 minutash. Nga “ruleta ruse” futbollistët e Paraguajit u treguan më të saktë.
I konsideruar si përgjegjësi kryesor për dështimin e Gjermanisë në këtë Kupë Bote, trajneri Julian Nagelsmann refuzon të japë dorëheqjen dhe shprehet se është gati të nisë përgatitjet për Ligën e Kombeve që nis në shtator dhe më pas për kampionatin Europian.
“Nuk varet më nga unë, por jam gati nëse më duan. Nëse dikush nuk më do, do të duhet të më njoftojë. Dua të vazhdoj. Nuk jam nga ata që ikin. Dua të vazhdoj, por në futboll, nuk mund të kontrollosh gjithçka. Nëse DFB (Shoqata Gjermane e Futbollit) dëshiron, unë do të përgatitem për Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kombeve”, tha Nagelsmann.
38-vjeçari është nën kontratë me Gjermaninë deri në korrik të vitit 2028.
The post “Do të përgatitem për Ligën e Kombeve dhe Europianin”, Nagelsmann refuzon të largohet pas dështimit të Gjermanisë në Botëror appeared first on Telesport.







