Arrestohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Zlipotok të Dragashit

Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të Policisë së Kosovës, është arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e ndodhur në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit, ku humbi jetën imami i fshatit, Gazmend Zahirovci, 46 vjeç.

Policia ka bërë të ditur se operacioni për lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarit është zhvilluar me angazhim të njësive të ndryshme policore, përfshirë edhe përdorimin e dronëve për vëzhgim nga ajri, si dhe njësinë K-9 me qen gjurmues.

Pas disa orësh kërkimesh, i dyshuari është lokalizuar dhe është vënë në pranga.