La fushën e lojës i dëmtuar, trajneri i Egjiptit zbulon gjendjen e Salah para sfidës me Australinë

Dalja e Mohamed Salah nga fusha e lojës në minutën e 57-të të ndeshjes ndaj Iranit, që përfundoi në barazim 1-1, ka krijuar ankth te fansat e Egjiptit. Mediat egjiptiane deklarojnë se prania e tij në fushë në ndeshjen ndaj Australisë është në dyshim.

Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, ka minimizuar çdo shqetësim për dëmtimin e Salah, që la më herët fushën për shkak të një dëmtimi në gjurin e majtë. Këto ditë ai ka kryer dhe një skanim, që s’ka evidentuar problem serioze.

Fola me Salah dhe ai tha se do të jetë mirë dhe se nuk është një dëmtim i madh. Kemi ende kohë për të folur me stafin mjekësor. Mendoj se ai do të kthehet, ai më siguroi se do të jetë mirë“, tha Hassan para ndeshjes që luhet më 3 korrik.

The post La fushën e lojës i dëmtuar, trajneri i Egjiptit zbulon gjendjen e Salah para sfidës me Australinë appeared first on Telesport.