Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj, është shfaqur në një video pranë reperit të njohur, Don Xhoni.
Videoja është publikuar në llogarinë zyrtare të Don Xhonit në TikTok, ndërsa ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është përshkrimi i postimit, ku reperi ka vendosur vetëm pikëpyetje (“???”), duke nxitur reagime dhe aludime nga ndjekësit.
Dyshja nuk kanë dhënë asnjë sqarim lidhur me natyrën e paraqitjes së tyre së bashku,
Mbetet të shihet nëse bëhet fjalë për një bashkëpunim, një miqësi apo thjesht një video spontane që ka zgjuar kureshtjen e publikut.
@bigdonxhoni???








