Influencerja e njohur shqiptare, Festa Qoqaj vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e saj momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi me të dashurin e saj, Bonart Ajvazi, ku çifti shfaqet në një atmosferë romantike dhe mjaft elegantë.
Në një nga imazhet e publikuara, Festa shihet duke shkëmbyer puthje me partnerin e saj, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe duke marrë shumë komente pozitive në rrjete sociale.
Fotografitë e çiftit kanë marrë reagime të shumta, ndërsa Festa vazhdon të mbetet një nga figurat më të ndjekura në Instagram.








