Messi shënoi gol spektakolar ndaj Jordanisë, Ibrahimovic nuk kursehet aspak: Ndoshta ai do të shënojë më shumë se kaq dhe ne…

Zlatan Ibrahimovic nuk është kursyer aspak në lëvdatat ndaj Lione Messi-t, pasi ky i fundit u fut si zëvendësues dhe shënoi një gol spektakolar në fitoren 3-1 të Argjentinës ndaj Jordanisë.

“Ky është goli i tij i 6-të. Ndoshta ai do të shënojë më shumë se kaq dhe ne e shijojmë duke luajtur. Pajtohem me Thierry Henry. Portieri duhet të kishte bërë më mirë.

Por nëse është Messi, është në rregull. Mund t’i bësh ato gabime edhe nëse nuk të pëlqen.

Ai hyri, u dha tifozëve atë që donin, shënoi një gol, tifozët morën “shpërblimin” për biletat e tyre dhe tani mund të shkojnë në shtëpi… dhe të vazhdojnë të këndojnë emrin e tij”, tha Ibrahimovic, tashmë në rolin e analistit për këtë Kupë Bote.

The post Messi shënoi gol spektakolar ndaj Jordanisë, Ibrahimovic nuk kursehet aspak: Ndoshta ai do të shënojë më shumë se kaq dhe ne… appeared first on Telesport.