“Ai luan sikur zotëron vendin”, Tuchel përgëzon Man. City-n për transferimin historik

Thomas Tuchel ka përgëzuar Manchester City-n për transferimin e Elliot Anderson. “Qytetarët” do të paguajnë 135 milionë euro te Nottingham Forest për mesfushorin anglez, i cili do të jetë transferimi më i shtrenjtë në historinë e tyre.

23-vjeçari debutoi me Anglinë në shtatorin e kaluar, por shumë shpejt është bërë motori i mesfushës së “Tre Luanëve”.

“Mënyra se si stërvitet, luan dhe sillet është shumë mbresëlënëse. Ai është ende i ri në moshë dhe mjaft i ri në ekipin tonë kombëtar, por luan sikur e zotëron vendin. Ai vazhdon të bëhet gjithnjë e më i mirë. Është mirë që e kemi në skuadër.

Mendoj se zyrtarizimi i tij te Man. City ka një shans të mirë të ndodhë para ndeshjes sonë të ardhshme (Angli-Kongo, 1 korrik)”, tha Tuchel, pas fitores 2-0 ndaj Panamasë.

The post “Ai luan sikur zotëron vendin”, Tuchel përgëzon Man. City-n për transferimin historik appeared first on Telesport.