Suedia do të përballet me Francën në fazën tjetër me eliminim direkt, për një biletë për në 16 ekipet më të mira. Zlatan Ibrahimovic tashmë në rolin e analistit dhe komentatorit ka paralajmëruar kombëtaren e tij se ndaj Francës do ta ketë shumë të vështirë dhe i jep pak shanse për të kaluar më tej
“Nuk shoh shumë ekipe të afta këtë Botëror për të mposhtur Francën. Më vjen keq për Suedinë, por ata do të shënojnë. E vetmja mundësi për një kundërshtar është kur ata e lëshojnë vigjilencën dhe dështojnë.
Gjë që nuk ka për të ndodhur në këtë ndeshje. Franca është favoriti kryesor për të fituar Kupën e Botës”, tha Ibrahimovic.
Franca do të përballet me Suedinë të martën në mbrëmje me kohën dhe orarin tonë (23:00). Sfida do të luhet në “MetLife Stadium”, aty ku do të luhet edhe finalja e madhe.
The post Ibrahimovic paralajmëron Suedinë: Më vjen keq, por Franca… appeared first on Telesport.








