Tahiri për krijimin e institucioneve: Nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Besnik Tahiri, ka shkruar sot për ofertën që partia e tij e ka bërë për krijimin e institucioneve.

Aleanca është ofruar për të bërë kuorumin edhe për presidentin në këmbim të 6 kërkesave që i cilësojnë strategjike.

Tahiri ka treguar se nuk dëshirojnë asnjë pozitë në ekzekutiv, por vetëm zotim për plotësim të kërkesave.

“Asnjë post për vete, asnjë interes partiak. Vetëm një marrëveshje e hapur për qytetarët e bazuar në këto 6 kërkesa strategjike”, ka shkruar Tahiri.