Rezultatet përfundimtare nga KQZ: Vetëvendosje 53 ulëse në Kuvend, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjdhjeve të 7 Qershorit, shkruan Reporteri.net.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka treguar sa ulëse ka fituar secila parti në Kuvend.

Ai ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 53 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 18 ulëse, dhe Aleanca shtatë ulëse.

Nga subjektet e komuniteteve, Lista Serbe ka 9 ulëse, ndërsa Kosova Demokratik Türk Partisi – KDTP ka 2 ulëse. Me nga një ulëse pritet të përfaqësohen Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – IRDK, Nova Demokratska Stranka, Partia Liberale Egjiptiane, Jedinstvena Goranska Partija, Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Socialdemokratska Unija – SDU, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK, Koalicija Vakat dhe PSA.