Çmenduri! Leipzig vendos çmimin e frikshëm për Yan Diomande. Tërhiqen Liverpool dhe PSG

Ashtu siç edhe pritej, Yan Diomande është një nga personazhet kryesore të merkatos së verës. Për momentin, anësori është totalisht i fokusuar me Bregun e Fildishtë në Botëror, ku ka rënë në sy me paraqitjet e tij të mira.

Në anën tjetër, Diomande vazhdon të lakohet përditë në merkato. Bild zbulon se Leipzig ka vendosur shifrën 112 milionë euro, duke befasuar sidomos dy ekipet më të interesuara për 19-vjeçarin që janë Liverpool dhe PSG.

Sipas raportimit në fjalë, çmimi i vendosur nga Leipzig ka bërë që Liverpool dhe PSG të tërhiqen disi, duke mos qenë të sigurt për shpenzimin e madh që do të bënin në këtë rast.

Diomande u transfera nga Leganes te Leipzig verën e kaluar për 20 milionë euro dhe sot kushton gati pesë fish më shumë. Diomande kontriboi me 13 gola dhe 10 asiste sezonin e fundit.

The post Çmenduri! Leipzig vendos çmimin e frikshëm për Yan Diomande. Tërhiqen Liverpool dhe PSG appeared first on Telesport.